UBT News

Scholz paralajmëron Kinën: Mos i dërgoni armë agresorit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka paralajmëruar Kinën që të mos dërgojë armë në Rusi.

Paralajmërimi i Scholzit erdhi në periudhën kur Gjermania dhe partnerët e tjerë po zhvillojnë bisedime me qeverinë e Kievit lidhur me “angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën”.

“Është e qartë se ne do të ndihmojmë Ukrainën për të arritur paqen”, paralajmëroi lideri gjerman para dhomës së ulët të parlamentit gjerman, Bundestagut.

“Kjo është arsyeja pse ne po diskutojmë me Kievin dhe partnerët e tjerë për angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën”, shpjegoi Scholz, i cili do të takohet me presidentin e SHBA, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

“Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të kërkuar tërheqjen e trupave ruse. Dhe mos i jepni armë agresorit rus”, paralajmëroi Scholz./UBTNews/

Exit mobile version