Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar kundër krijimit të një Lufte të re të Ftohtë duke e ndarë botën në blloqe dhe bëri thirrje për të bërë të gjitha përpjekjet drejt ndërtimit të partneriteteve të reja në një artikull opinioni për revistën “Foreign Affairs”, transmeton UBT News.
Perëndimi duhet të mbrojë vlerat demokratike dhe të mbrojë shoqëritë e hapura, “por ne duhet gjithashtu të shmangim tundimin për ta ndarë edhe një herë botën në blloqe”, shkroi Scholz mes tjerash./UBTNews/