Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbërriti në Ukrainë në përpjekjen e fundit diplomatike që synon parandalimin e pushtimit rus.
Vizita e së hënës vjen pasi vendet perëndimore po tërheqin personelin nga ambasadat e tyre në Kiev, e disa nga to u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të largohen menjëherë nga Ukraina.
Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kanë përsëritur angazhimin e tyre për të lehtësuar tensionet, pasi këshilltari i sigurisë kombëtare i Uashingtonit paralajmëroi se Moska po kërkonte “pretekst” për sulm.
Udhëtimi i Shcolz më 14 shkurt në Kiev do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidentin rus, Vladimir Putin./UBTNews