Kancelari gjerman, Olaf Scholz nënvizoi ndikimin e luftës në Ukrainë për Perëndimin në fjalimin e sotëm, duke e përshkruar atë si pjesë të një kryqëzate të Rusisë kundër demokracisë liberale.
“Putin dhe përkrahësit e tij e kanë dëshmuar se kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Ata e konsiderojnë luftën e tyre kundër Ukrainës si pjesë të një kryqëzate më të madhe, një kryqëzatë kundër demokracisë liberale”, tha ai në një fjalim në Samitin e Qeverisjes Progresive në Berlin./UBTNews/