UBT News

Scholz: Liderët e G7-ës të bashkuar në mbështetje të Ukrainës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se liderët e G7-ës janë duke të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës, duke pasur kujdes që të mos përkeqësohet konflikti. Scholz tha se politikat e vendeve të G7-ës janë shumë të përafërta.

“Ne po diskutojmë të gjitha temat që janë në rend dite, veçanërisht të qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe kuptuam se politikat e të gjitha vendeve tona janë shumë të përafruara”, thotë ai.

Scholz tha se liderët po marrin vendime të vështira për ta ndihmuar Ukrainën, duke shmangur një konflikt të madh mes Rusisë dhe NATO-s./UBTNews/

Exit mobile version