Hetimi i plotë i sulmit në një spital në Gaza është i rëndësishëm, njoftoi kancelari gjerman, Olaf Scholz.
“Jam thellë i shqetësuar nga fotografitë e sulmit në një spital në Gaza. Civilë të pafajshëm janë plagosur dhe vrarë. Bashkëndjejmë me familjet e viktimave”, shkroi Scholz në “X”.
Scholz do të udhëtojë drejt Egjiptit për t’u takuar me presidentin Abdel Fattah el-Sisi të mërkurën./UBTNews/