Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë trupat nga Ukraina gjatë një samiti virtual të G20-ës të mërkurën.
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Giorgia Meloni, në Berlin, Scholz tha se presidenti rus Putin mori pjesë në një samit të liderëve të G20 për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.
“I bëra thirrje presidentit Putin që të përfundojë sulmin e tij ndaj Ukrainës dhe të tërheqë trupat nga territori i Ukrainës, në mënyrë që kjo luftë të marrë fund”, tha ai.
Scholz tha se takimi ishte “interesant” dhe liderë të tjerë perëndimorë gjithashtu i kanë bërë thirrje Putinit që t’i japë fund kësaj lufte dhe të tërheqë trupat ruse nga Ukraina.
“Ishte një mundësi e mirë për ne për të bërë të qartë se paqja në Ukrainë është e rrezikuar sepse Rusia sulmoi Ukrainën dhe se ajo mund të rivendoset lehtësisht nëse Rusia tërheq trupat e saj”, vazhdoi ai.
“Ne e kemi bërë të qartë, ashtu si edhe të tjerët. Në këtë aspekt, ishte gjithashtu interesante sepse ai duhej të dëgjonte”./AA