Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë më shumë ndikimin e saj mbi Rusinë në lidhje me luftën në Ukrainë.
Ai tha se Pekini nuk duhet të furnizojë me armë Rusinë dhe se lufta në Ukrainë nuk duhet të kthehet në një konflikt të ngrirë.
Scholz i bëri komentet në Berlin të martën së bashku me kryeministrin e Kinës Li Qiang pas bisedimeve dypalëshe./UBTNews/