Në një deklaratë, kancelari gjerman Olaf Scholz ka konfirmuar se Gjermania nuk do t’i heqë kufizimet Ukrainës për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Kievi. Ai shprehu qëndrimin e tij gjatë një takimi në Nju Jork, ku do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Scholz theksoi se qeveria e tij ka marrë “disa vendime” të qarta për mbështetje ushtarake ndaj Ukrainës. Ai sqaroi se mes këtyre vendimeve janë edhe kufizimet që i ndalojnë Ukrainës të përdorë raketat gjermane për sulme të thella brenda territorit rus.
“Ky vendim është në përputhje me qëndrim tim personal… Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mira për këtë,” tha Scholz, duke theksuar rëndësinë e përgjegjshmërisë në furnizimin me armë.
Kancelari gjerman ndodhet në Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe ky qëndrim vjen në një kohë kur tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë të rriten. Scholz ka kërkuar një zgjidhje diplomatike për konfliktin, duke e theksuar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mënyra të tjera, përveç armëve me rreze të gjatë./UBTNews/