Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Paris më 24 janar për një takim me Presidentin francez Emmanuel Macron, vetëm dy ditë pasi Donald Trump do të marrë detyrën si president i SHBA-së. Takimi pritet të zhvillohet në Pallatin Elysee rreth mesditës, dhe në fokus të bisedimeve do të jenë pozicionimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian ndaj Shteteve të Bashkuara, situata në Ukrainë, si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Scholz nuk është i vetmi politikan gjerman që do të udhëtojë në Paris në këtë periudhë. Anke Rehlinger, presidente e dhomës së lartë të parlamentit gjerman, Bundesrat, ndodhet në Paris për një vizitë nga 21 deri më 24 janar, ku do të takohet me kryetarët e dy dhomave të parlamentit francez. Po ashtu, Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, do të zhvillojë një takim me homologun e tij francez, Sébastien Lecornu, më 25 janar. Takimet e këtyre liderëve kanë për qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe koordinimin mes dy shteteve evropiane në përgjigje të sfidave globale./UBTNews/