Liderët e Gjermanisë dhe Francës kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë gjatë një bisede telefonike që zhvilluan me presidentin rus, Vladimir Putin, të enjten, konfirmon Pallati Elysee.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron insistuan se çdo zgjidhje për luftën në Ukrainë duhet të arrihet përmes negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë.
Të tre liderët u pajtuan që të mbesin në kontakt të vazhdueshëm gjatë ditëve në vijim./UBTNews/