Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha të mërkurën se Evropa, përfshirë edhe Gjermaninë, duhet të jetë të përgatitur për të marrë mbi supe barrën kur bëhet fjalë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
“Ne do të sigurohemi se kontributi ynë i përbashkët të jetë aq i madh saqë Ukraina mund të mbështetet në të dhe se Putini të mos llogarisë që mbështetja jonë ndaj Ukrainës do të zbehet”, deklaroi ai.
Sipas tij, BE-ja ka dështuar në furnizimin e Ukrainës me një milion fishekë artilerie deri në fund të muajit mars dhe këmbëngul se: “Është e nevojshme që ne të mos heqim dorë nga mbështetja jonë për Ukrainën”.
Kancelari ishte kritikuar për rezistencën në armatimin e Ukrainës në fillim, por Gjermania është bërë mbështetësi i dytë më i madh i Kievit pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë udhëheqësi gjerman ende refuzon të sigurojë raketa me rreze të gjatë Taurus./UBTNews/