Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për armëpushim afatgjatë gjatë Ramazanit” në luftën e Gazës.
“Armëpushimi duhet të sigurojë që pengjet izraelite të lirohen dhe që mbërrijë ndihma humanitare në Gaza”, tha kancelari të dielën.
“Presidenti i SHBA-së, unë dhe shumë të tjerë jemi të përkushtuar fuqishëm për këtë”, tha Scholz teksa shtoi se është “i sigurt se shumica dërrmuese e izraelitëve dhe palestinezëve duan paqe”./UBTNews/