Drejtuesi televiziv, Dick Farrel i cili ishte një kritik i zëshëm i Anthony Fauci dhe u bëri thirrje të gjithë qyetarëve që mos të vaksinohen pasi vaksinat anti-Covid ishin të “rreme”, ka humbur jetën së fundmi pas një beteje të gjatë me koronavirusin.
Farrel më herët e kishte cilësuar Faucin si një “fanatik, gënjeshtar”, mirëpo opinioni i tij për koronavirusin dhe për vaksinat ndryshoi vetëm atëherë pasi ai u infektua.
Gjendja e tij u përkeqësua dhe u detyrua që të shtrohej në spital për të qenë nën mbikqyrjen e mjekëve, mirëpo fatkeqësisht pas javësh lufte me pandeminë, Farrel nuk mundi ta mposhtë duke humbur jetën kështu në moshën 65-vjeçare.
Një prej mikeshave të ngushta të Farrel tha për mediat e huaja se pak para se ai të vdiste e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: Merre vaksinën, pasi ky virus nuk është shaka.