Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka njoftuar se ditën e nesërme e premte, nuk do të mbahet mësim për shkak se punëtorët e arsimit do të dalin në protestë.
Me anë të një komunikate dërguar mediave, SBAShK-u deklaron se nesër shkollat nuk punojnë dhe punëtorët e arsimit do të dalin në protestë.
Në këtë komunikatë theksohet se vendimi për protestë është marrë mbrëmë nga një takim i mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.
Gjithashtu lutet Qeveria që të reflektojë, në të kundërtën SBAShK deklaron se do të shkojë drejt veprimeve edhe më radikale.