Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka diskutuar sot me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe universiteteve për situatën aktuale në arsim, si dhe për kërkesat për shtesën në paga për shkak të punës në kushte pandemie dhe kontratën e re kolektive të arsimit.
Pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm kanë bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë i procesit mësimor do të fillojë sipas planit të paraparë më 18 janar, por se greva mbetet opsion i hapur nëse në ditët në vijim nuk do të ketë rezultate nga takimet me institucionet lidhur me kërkesat e tyre.
Pjesëmarrësit janë shprehur të bindur se Qeveria në detyrë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të reflektojnë duke u dhënë përgjigje pozitive kërkesave të SBASHK-ut, thuhet në një komunikatë për media.