UBT News

Sauditët do të ulin prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë

Arabia Saudite njoftoi të dielën se do të ulë prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë nga muaji maj deri në fund të vitit 2023. Kjo mund të çojë në rritjen e çmimeve në mbarë botën.

Rritja e çmimeve të naftës do të ndihmojë në mbushjen e arkës së presidentit rus, Vladimir Putin, derisa vendi i tij po lufton kundër Ukrainës.

Gjithashtu mund të rrisë tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë bërë thirrje Arabisë Saudite dhe aleatëve të tjerë që të rrisin prodhimin derisa vendi po përpiqet të ulë çmimet dhe të shtrydhë financat e Rusisë.

Ministria e Energjisë e Arabisë Saudite tha se ulja e prodhimit do të bëhet në koordinim me disa anëtarë të OPEC-ut dhe jashtë saj./UBTNews/

Exit mobile version