Yndyrnat e shëndetshme dhe diabeti kanë një lidhje pozitive domethënëse pasi rregullojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe largojnë inflamacionin në organizëm. E një nga burimet më të mëdha të yndyrnave të shëndetshme është peshku dhe konkretisht sardelet. Këtë e provon edhe një studim i fundit nga studiuesit spanjollë të cilët i rendisin sardelet në majën e ushqimeve për parandalimin e diabetit.
Ekspertët përzgjodhën 152 pacientë të prekur nga paradiabeti të moshave 65 vjeç e lart për të ndjekur regjimin me bazë yndyrnat e shëndetshme. Pacientët u ndanë në dy grupe që ndoqën regjime të ndryshme ku njëri prej tyre duhet të konsumonte rreth 200 gramë sardele në javë. Kjo është e barabartë me dy konserva sardelesh në javë të cilat duhet të konsumoheshin bashkë me pjesën e halave të shtyllës kurrizore.
Halat janë të pasura me vitaminë D që gjithashtu i japin një sërë vlerash organizmit. Të dhënat e këtij studimi treguan se personat të cilët i’u nën shtruan regjimit me bazë sardelet për 1 vit patën ulje të rriskut nga diabeti nga 37% në vetëm 8%. Benefitet e këtij regjimi u vunë re edhe në parametra të tjera të organizmit si përmirësimi i presionit të gjakut, triglicerideve dhe balancimi i kolesterolit në gjak. Ndërsa për të gjithë ata që nuk e ndoqën këtë regjim, pasi një viti rrisku i prekjes nga diabeti ra nga 27% në 22%.
Çfarë këshillojnë ekspertët?
Doktoreshë Diana D.Rizzolo, autore kryesore e studimit dhe studiuese pranë Universitetit Oberta për Shkencat e Shëndetit në Katalunja shpjegomn se përse mjekët duhet të fillojnë t’i rekomandojnë më shumë sardelet në regjimet ushqimore. Kjo duhet të jetë veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e personave mbi 65 vjeç.
Përveçse janë shumë të lehta për t’u gjetur si të freskëta po ashtu edhe në formën e konservave janë një vlerë e vërtetë për organizmin. Të njejtën gjë nuk mund të themi për suplementët e gatshëm si vitaminat omega-3, vaji i peshkut apo vitamina D. Megjithëse edhe ato i dhruojnë një sërë vlerash organizmi, ekspertët nuk japin sigurinë e efektit aq sa sardelet e freskëta./AgroWeb