Aktorja Sarah Paulson, e njohur për rolin e saj në serialin “American Horror Story”, u nderua së fundmi me një yll në “Hollywood Walk of Fame”.
Fjalimi më emocional gjatë ceremonisë u mbajt nga partnerja e saj prej shumë vitesh, aktorja Holland Taylor.
Holland, e njohur për rolin e saj në serialin “Two and a Half Men”, nuk e fshehu admirimin e saj të thellë për Sarah.
Ajo e përshkroi partneren, me të cilën është në një lidhje që nga viti 2015, në një mënyrë të veçantë dhe unike.
“Sarah, aktorja, është një krijesë e egër në mbretërinë e kafshëve. Me gjak të ngrohtë, instiktive dhe misterioze,” tha Taylor gjatë fjalimit.
Aktorja e vjetër 82-vjeçare shtoi se Sarah ka një perceptim të mprehtë për tiparet e personazheve dhe botën e tyre, duke kapur çdo aspekt – nga cenueshmëria e tyre tek heroizmi, shëmtia, të vërtetat e dhimbshme, e deri te patosi komik.
“Ajo gjithmonë përqendrohet në luftën qendrore të historisë, diçka që shumica prej nesh nuk e kuptojnë,” tha Holland.
Edhe pse bëri shaka se Sarah është “aq e rrezikshme sa një gjarpër”, ajo e përshkroi partneren 50-vjeçare si “aventurën që gjithmonë ke dashur të jetë jeta jote”.
Nga ana e saj, Sarah shprehu mirënjohjen: “Do të jem gjithmonë mirënjohëse që ajo gjeti kohë për të qenë këtu, më e rëndësishmja, që është një prani kaq e fuqishme në jetën time, më tregon të vërtetën dhe më do edhe kur nuk është gjithmonë e lehtë.” /A.Z/UBT News/

