Është mbajtur mbledhja komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të sekaretarit të Federatës së Hendobollit, Izet Gjinovci. Me këtë rast drejtues të kësaj federate vlerësuan lartë kontributin e Gjinovcit dhënë për sportin në Kosovë. Ndërsa, nga Minisria e Kulturës vlerësuan se Gjinovci ishte frymëzim dhe shtyllë kyçe në hendboll.
Presidenti i Federatës së Hendobollit, Eugen Saraçini duke kujtuar punën e përbashkët me Gjinovcin, theksoi se tashmë i ndjeri ka dhënë kontribut të veçantë për federatën.
Ai theksoi se Izet Gjinovci arriti që ta ndërkombëtarizoi hendbollin kosovar.
“Nuk e kam pas asnjëherë parasysh se do të jem në kësi lloj situate që do te flasim në shenjë kujtimi të Izetit. Ka qenë e këndshme të punosh me Izetin. Na lehtësoj momentet e vështira, sepse jeta e tij ishte përplot me të reja e suporte. Çdo pikë loti që na shkon është edhe pikë gëzimi që kemi pasur një njeri aq të mirë si Izeti”, ka thënë ai.
Po ashtu, zëvendësministrja e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani theksoi se Izet Gjinovci ishte frymëzim dhe shtyllë kyç në hendboll.
“Izeti përveç që ishte një punëtorë sportiv e jashtëzakonshëm, ishte frymëzim dhe shtyllë kyçe në hendboll. Ka qenë kënaqësi të kemi një bashkëpunëtorë të tillë”, ka shtuar ajo.
Bashkëshortja e të ndjerit, Izet Gjinovci, Valbona Gjinovci me lotë në sy falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen në mbledhjen komemorative. Ajo theksoi se “unë nuk isha dashuria madhe e tij, sepse zemra e madhe e Gjinovcit rrehte për hendbollin.
“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Është e kotë fjala të flas për bashkëshortin. Nuk e kam privilegjin, sepse ju e njohët aq mirë e deshët aq shumë. Folët aq shumë për të, por një re e zezë këtë muajin e fundit iu afrua sa që e morri dhe e dërgoi lartë në qiell. Unë nuk isha dashuria madhe e tij, sepse zemra e tij e madhe rrehte për hendbollin”, është shprehur ajo.
Ndryshe, Izet Gjinovci ka kontribuuar në zhvillimin e hovshëm të ekipeve hendbollistike kombëtare, me dy kualifikime historike në Botëror dhe arritjen në nivele gjithnjë e më të larta me Kombëtaret A.
Izet Gjinovci ndërroi jetë të hënën paradite. Ai ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së nga viti 2002 e deri në frymën e fundit. I ndjeri, gjithë jetën ia ka kushtuar hendbollit.
Varrimi i Izet Gjinovcit bëhet të martën nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Makërmal në Komunën e Skënderajt./UBTNews/