UBT News

Santorini në alarm: Mbi 6,400 tërmete në një javë, banorët braktisin ishullin

Aktiviteti sizmik në Santorini ka arritur nivele alarmante, me mbi 6,400 tërmete të regjistruara midis ishujve Santorini dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt, sipas Komitetit Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës. Vetëm më 2 shkurt ndodhën mbi 1,300 lëkundje, ndërsa më 3 shkurt u regjistruan mbi 1,400 tërmete.

Ekspertët theksojnë se magnituda e tërmeteve po rritet, ndërsa pasgoditjet vazhdojnë me intensitet të lartë. Në 48 orët e fundit janë regjistruar mbi 300 tërmete pranë ishullit, duke nxitur frikë mes banorëve. Për pasojë, rreth 6,000 qytetarë janë larguar nga Santorini me tragete që nga e diela, sipas mediave lokale.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa emergjente, duke mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe paralajmëruar shmangien e grumbullimeve në hapësira të mbyllura. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se aktiviteti sizmik mund të zgjasë për javë të tëra./UBTNews/

Exit mobile version