Ekonomia e Rusisë do të zgjerohej me 5%-6% në vitin 2022, nëse sanksionet perëndimore nuk do ta pengonin rritjen për vite dhe nuk do të kishin sjellë një periudhë stagnimi teknologjik, tha për Reuters veterani i ekonomisë ruse, Oleg Vyugin.
Sipas tij, sanksionet e tilla nuk shkaktuan katastrofë sepse ato ishin vetëm 30-40% efektive meqë Rusia ka gjetur mënyra tjera për të kapërcyer kufizimet, por ai paralajmëroi probleme serioze nëse të ardhurat në rritje të Rusisë nga eksporti bien.
“Nëse nuk do të kishte sanksione, ekonomia ruse mund të ishte rritur 6% këtë vit”, deklaroi Vyugin për Reuters, i cili shërbeu si zëvendësministër i financave dhe zëvendësguvernator i Bankës Qendrore./UBTNews/