Do të ketë një “pasagjer” më pak në bordin e thrillerit të ardhshëm të Brad Pitt, “Bullet Train”, pasi Collider ka mësuar se Lady Gaga nuk do të jetë pjesë e tij, transmeton UBT News.
Vitin e kaluar, Collider raportoi se Lady Gaga ishte afër një marrëveshjeje për t’u bashkuar meBrad Pitt në “Bullet Train” të kompanisë Sony, i cili ndjek një grup vrasësish që hipin në të njëjtin tren me shpejtësi të lartë, secili i ngarkuar me një mision të ndryshëm.
Ajo histori u zhvillua në vitin 2020 dhe nuk u konfirmua nga studio, megjithëse ishte e vërtetë në atë kohë. Megjithatë pandemia bëri kërdi në oraret e prodhimit të filmave në të gjithë Hollivudin, dhe nga mesi i shkurtit, një tjetër aktore e njohur, Sandra Bullock, kishte nënshkruar një rol të pazbuluar.
Siç doli, Bullock u rekrutua për të zëvendësuar Lady Gaga-n, e cila ishte duke u përgatitur për “House of Gucci” të Ridley Scott, që filloi xhirimet në mars në Itali.
Kështu, Bullock mori rolin e Maria Beetle e cila luan bashkë me Brad Pitt, film që bazohet në romanin e Kōtarō Isaka Maria Bītoru (Maria Beetle).
Megjithëse Maria është thjesht një personazh mbështetës dhe jo në tren në libër, Sony gjithmonë e imagjinonte një yll të madh në atë rol, kështu që kur një çështje planifikimi prishi përfshirjen e Lady Gaga-s, studio bëri një shtytje për Bullock, e cila kurrë nuk e kishte ndarë ekranin me Pitt edhe pse ata janë në të njëjtën moshë dhe u ngritën në gradat e Hollivudit në të njëjtën kohë.
Pitt, King dhe Bullock, mbështeten nga nga Aaron Taylor-Johnson, Logan Lerman, Andrew Koji, Michael Shannon, Brian Tyree Henry, Zazie Beetz, Hiroyuki Sanada, Masi Oka dhe Bad Bunny./UBTNews