Grabitësit kanë vënë në shënjestër bizneset e Bay Area në Kaliforni për të tretën ditë radhazi, këtë herë duke grabitur një dyqan bizhuterish dhe një dyqan, përcjell UBT News.
Të dielën një grup të dyshuarish grabitën një dyqan në San Jose. Thirrjet për të dyshuarit erdhën nga dyqane të shumta pasi hajdutët pushtuan për një kohë të shkurtër një dyqan bizhuterish dhe shkaktuan një trazirë të madhe në qendër, raportoi KPIX.
Dëshmitarët i thanë stacionit lokal të lajmeve se afërsisht 40 njerëz mbërritën në Sam’s Jewelers me çekiçë dhe mjete të tjera përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, transmeton UBT News.
“Ne pamë që të gjitha dyqanet e tjera po mbylleshin. Ata ishin në panik, kështu që ne ishim në panik dhe mbyllëm me shpejtësi dyqanin tonë dhe u barrikaduam”, tha një grua që punonte pranë Sam’s Jewelers.
Ndërkohë, në San Jose, një grup njerëzish u larguan nga dyqani Lululemon me mallra të vjedhura përpara se të mbërrinte policia.
Grabitjet erdhën pasi Yves Saint Laurent dhe Louis Vuitton u plaçkitën dhe u vandalizuan në zonën e San Franciskos të premten./UBTNews/