Samsung ka lansuar modelet e reja të telefonave të palosshëm – Galaxy Z Fold3 dhe Flip3.
Është më i lirë se pararendësit, por më i qëndrueshëm. Për shkak të pandemisë, lansimi i tij u bë online.
Galaxy Fold3 ka ekran 7.6-inç kur është i hapur.
Samsungu ka vendosur partneritet me Microsoftin e Googlen për të përmirësuar funksionalizimin e pajisjeve, por deri tash telefonat e palosshëm kanë ngecur të marrin shpërndarje në treg. Ata zënë vetëm 2 milionë nga 1.3 miliardë sa u shitën vitin e shkuar.
Pajisjet e reja vijnë me lapsin digjital S-Pen për herën e parë.
Telefoni më i lirë është Z Flip 3. Ai kushton rreth 1000 dollarë me çmim 25 për qind më të lirë se pararendësi. Ndërkaq Z Fold 3 është 1800 dollarë.
Krahas telefonave të rinj, Samsungu lansoi edhe orën e parë të mençur të dizajnuar në bashkëpunim me Googlein./koha