UBT News

Samsung rikthen serinë: Galaxy A77 po vjen fuqishëm!

Pajisja e fundit e Samsung nga linja Galaxy A7x ishte Galaxy A73, i lansuar në vitin 2022.

Që prej atëherë kjo seri ka mbetur e “fjetur”, por duket se kompania është gati ta rikthejë në skenë me modelin e ri Galaxy A77.

Një prototip i A77 është shfaqur në bazën e të dhënave të Geekbench, ku figuron me 8 GB RAM, Android 16 dhe procesor misterioz i lidhur me Exynos 2400 dhe 2400e. Megjithatë, bazuar në shpejtësitë e CPU-së, ai duket më i dobët se të dy këta çipë.

SoC-ja përbëhet nga CPU me dhjetë bërthama: tre bërthama Prime deri 2.78 GHz, tre bërthama performance deri në 2.3 GHz dhe katër bërthama efikasiteti deri në 1.82 GHz.

Edhe pse ruan të njëjtin konfigurim me Exynos 2400/2400e, frekuencat më të ulëta sugjerojnë se kemi të bëjmë me çip të përshtatur për segmentin e lartë-mesëm, por jo për nivelin flagship.

Mund të jetë një variant i dobësuar i familjes Exynos 2400 që Samsung ka vendosur ta përdorë në pajisjet e rangut të mesëm.

Për specifikimet tjera të Galaxy A77 ende nuk ka informacione. Megjithatë, nëse lansohet paralelisht me Galaxy A57, i cili është parë në Geekbench – pritet që debutimi të ndodhë rreth muajit mars. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version