UBT News

Samsung prezanton serinë e re Galaxy S22

Samsung ka prezantuar me anë të një eventi virtual 3 celularët e rinj të markës. Kompania koreane ka zbuluar Galaxy S22, Galaxy S22 Plus dhe Galaxy S22 Ultra.

Pajisjet Android me teknologjinë 5G kanë përmirësime në kamera, bateri më jetëgjatë dhe procesorë më të shpejtë.

“Smartphone” që bie më shumë në sy është Samsung Galaxy S22 Ultra, që ngjan më shumë me një Galaxy Note, një linjë që duket se tashmë nuk do të “rifreskohet” më nga marka e famshme koreane.

“Kufiri mes punës dhe jetës private është gjithmonë e më i hollë kur flasim për celularë dhe gjithmonë e më pak njerëz përdorin dy celularë të ndryshëm për të ndarë punën nga argëtimi”, tha Ramon Llamas, drejtori i marketingut i firmës IDC.

“Ne kemi vendosur që të bashkojmë më të mirën e linjës Note me më të mirën e linjës Galaxy, për të kënaqur klientët sa më shumë”, shtoi Llamas.

Exit mobile version