Samsung kohët e fundit ka bërë hapa të rëndësishëm përpara sa i takon përditësimeve të softuerit. Kompania Koreano-Jugore sot tha se telefonët Android do të marrin 5 vite përditësime sigurie dhe këtu përfshihen modele aktuale por edhe të vjetra.
Por këto përditësime do të jenë të disponueshme vetëm për versionet Enterprise S20, S21, Note 20, Xcover 5 dhe Tab Active 3. Të gjitha modelet e tjera enterprise do të marrin katër vite përditësime si çdo smartfon tjetër.
Smartfonët Enterprise Edition janë dizajnuar për bizneset. Ata mund të programohen dhe menaxhohen nga kompanitë me aplikacionet dhe softuerët e tyre. Samsung gjithashtu i pajis me sistemin Knox Suite që të jenë sa më të sigurtë.
Gjasat janë që Samsung të ofrojë pesë vite përditësime sigurie edhe për flagshipët që sjanë Enterprise duke qenë se në të kaluarën ofronte 4 vite përditësime edhe për variantet konsumatore. /PCWorld Albanian