UBT News

Samsung planifikon të krijojë 80 mijë vende të reja pune

Të martën kompania Samsung bëri të ditur planin e saj për të investuar 350 miliardë dollarë në bizneset e saj dhe për të krijuar dhjetëra mijëra vende pune në pesë vitet e ardhshme.

Pavarësisht nga një mjedis i pasigurt ekonomik që u përkeqësua nga zingjiri i furnizimit dhe lufta në Ukrainë, konglomerati i Koresë së Jugut tha se do të investojë 356 miliardë dollarë deri në vitin 2026, kryesisht në bizneset kryesore si prodhimi i çipave dhe biofarmaceutikët. Kjo është një rritje prej 30% nga shpenzimet paraprake për periudhën pesëvjeçare.

Pjesa më e madhe e investimit – 285 miliardë dollarë – do të destinohen për Korenë e Jugut. Kompania nuk specifikoi se ku do të alokohet pjesa tjetër e investimeve.

Kompania do të angazhohet po ashtu për krijimin e 80 mijë vendeve të reja të punës deri në vitin 2026, “ose rreth 16 mijë vende pune në vit”, thuhet në një deklaratë.

Më herët, nga kompania thanë se kishte plan të krijonte 40 mijë vende pune për periudhën 2021-2023.

Shumica e vendeve të punës pritet të jenë në Korenë e Jugut. Por gjiganti i teknologjisë ka gjithashtu qendra kërkimi dhe zhvillimi në të gjithë globin, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Filipine./UBTNews/

Exit mobile version