UBT News

Samsung mund të ndërpresë linjën Galaxy S Edge pas suksesit të dobët të S25 Edge

Samsung duket se po i jep fund një kapitulli të veçantë në historinë e Galaxy. Pas lançimit të Galaxy S25 Edge, raportet nga Koreja e Jugut sugjerojnë se kompania nuk do të sjellë një pasardhës të drejtpërdrejtë për këtë linjë.

Sipas NewsPim, një nga mediat teknologjike, Samsung planifikon të ndalojë prodhimin e S25 Edge sapo të shesë të gjitha stoqet ekzistuese.

Një zyrtar i paidentifikuar i kompanisë tha: “Nuk jam i sigurt nëse linja e hollë (Edge) do të kthehet ndonjëherë, por për momentin duket e pamundur. Praktikisht është zhdukur.”

Shitjet e dobëta janë arsyeja kryesore e vendimit. Sipas Hana Investment & Securities, deri në gusht janë shitur vetëm 1.31 milion njësi të S25 Edge, krahasuar me modelet e tjera të serisë S25:

Galaxy S25: 8.28 milion njësi

Galaxy S25+: 5.05 milion njësi

Galaxy S25 Ultra: 12.18 milion njësi

Kjo tregon një diferencë të madhe dhe interes të ulët për versionin Edge, i cili u promovua për dizajnin e hollë dhe ekranin e lakuar, por nuk ka arritur të bindë përdoruesit.

Sa i përket Galaxy S26, raportohet se Samsung ka përfunduar zhvillimin e një modeli Edge, por nuk pritet të dalë si pjesë e linjës Edge.

Në vend të tij, kompania planifikon të lansojë tre modele të serisë S26 në janar:

Galaxy S26 Pro

Galaxy S26 Plus

Galaxy S26 Ultra

Vendimi duket i orientuar drejt fokusimit në modelet me performancë të lartë dhe shitje më të mira, duke lënë pas eksperiencën e Edge.

Për fansat e ekranit të lakuar, kjo është një zhgënjim, pasi linja Edge mund të mos rikthehet më, duke shënuar fundin e një epoke të telefonave të hollë dhe elegantë me ekran të lakuar. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version