Samsung zbuloi se televizorët e kompanisë mund të çaktivizohen në distancë nëse zbulon se janë vjedhur. Funksionaliteti i quajtur “Television Block Function” u përdor së fundi në Afrikën e Jugut pasi disa televizorë të kompanisë u vodhën gjatë protestave të dhunshme që pati muajin e kaluar.
Sipas Samsung teknologjia është e instaluar në të gjithë televizorët e kompanisë dhe përdorimi i saj siguron se ata do të përdoren vetëm nga blerësit e vërtetë me një dokument që provon blerjen.
Nuk është e qartë nëse teknologjia përdoret vetëm për vjedhjet në masë apo është dizajnuar për të ndihmuar edhe konsumatorë individualë.
Që TV Block të funksionojë, Samsung i duhet kodi serial i televizorit të vjedhur. Kur lidhet në internet, automatikisht kontrollon kodin serial tek një server i Samsung dhe çaktivizon televizorit automatikisht nëse gjen se është i vjedhur.
Bllokimi i televizorëve në Afrikën e Jugut duhet të ketë qenë proces i lehtë duke qenë se janë vjedhur nga magazinat e vetë Samsung. Por kompania tha se nëse televizori i tyre është bllokuar gabimisht, mjafton që përdoruesit e prekur ti dërgojnë një dokument që vërteton blerjen. /PCWorld Albanian