UBT News

Samsung mban eventin “Unpacked” javën e ardhshme

Samsung tashmë ka dërguar ftesat për një event që do të mbahet virtualisht të mërkurën e javës së ardhshme, më 20 tetor. Ky event që u quajt “Galaxy Unpacked Part 2”, por gjiganti korean nuk ofroi asnjë informacion se çfarë mund të ketë rezervuar ky event.

Me njoftimin e kompanisë Samsung, tani kemi një event që do të mbahet të hënën nga Apple (ku pritet lansimi i MacBook Pro), të martën do të lansohet Pixel 6 dhe të mërkurën do të mbajë një event të vogël.

Ka pasur spekulime edhe se Samsung mund të prezantojë Galaxy S21 FE dhe të sjellë veçoritë e S21 në telefonin me kosto të përballueshme./UBTNews

Exit mobile version