Përditësimi është i bazuar në Android 12 dhe në fazë testimi që prej muajit Shtator. Ai sjell opsione të reja personalizimi, përmirësime të tastierës dhe privatësisë.
Dallimi më i madh është padyshim dizajni i ri Material You përfshirë opsionet për të ndryshuar skemën e ngjyrave të sistemit operativ bazuar në sfondin e përzgjedhur.
Sa i takon privatësisë One UI 4 sjell Privacy Dashboard i cili gjurmon aplikacionet të cilat kërkojnë informacione sensitive nga telefoni së bashku me indikatorët që tregojnë kur kamera ose mikrofoni janë në përdorim.
Aktualisht përditësimi është i limituar vetëm në seritë Galaxy S21 ndërsa së shpejti do të jetë i disponueshëm për modelet e tjera Galaxy S, Galaxy Note, Galaxy A dhe telefonët me ekrane me palosje të Samsung. /PCWorld Albanian