UBT News

Samsung konfirmon datën e debutimit të Galaxy S24

Eventi Unpacked i Samsung do të mbahet më herët këtë vit ndërsa gjiganti korean zgjodhi datën 17 janar. Zakonisht ky event mbahet në javën e parë të muajit shkurt, por këtë vit erdhi befasishëm nisur nga afërsia që ka me eventin vjetor të teknologjisë CES 2024.

Do të jetë me pjesëmarrje fizike, por gjithashtu do të transmetohet live nëpër disa kanale të Samsung përfshirë YouTube.

Detajet rreth Unpacked mungojnë, por kemi krijuar një ide rreth flagshipëve Galaxy S24 të kompanisë falë rrjedhjeve të vazhdueshme të informacionit.

Kompania ka hapur një program “para-rezervo” përmes të cilit vendosni emrin dhe adresën e e-mail-it ku mund të bëni një porosi paraprake.

Përdoruesit nuk do të dinë çfarë kanë porositur deri më 17 Janar kur Samsung të bëjë prezantimin e pajisjeve. Vitin e kaluar linja Galaxy S23 solli përditësime minimale ndërsa pritet që këtë vit Galaxy S24 të sjellë disa ndryshime më dramatike.

Megjithatë Unpacked mund të mos mbyllet me vetëm smartfonët Galaxy S24. Samsung zakonisht sjell edhe një laptop të ri i cili me shumë gjasa do të jetë Galaxy Book 4./PCWorld Albanian

Exit mobile version