Samsung po punon për shtimin e një termometri në serinë e ardhshme Galaxy Watch5, sipas ETNews.
Kjo do të jetë e dobishme për zbulimin e shenjave të hershme të COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera që shkaktojnë ethe.
Temperatura e lëkurës së kyçit të dorës ndikohet fuqishëm nga faktorë të jashtëm si rrezet e diellit, gjë që e bën të ndërlikuar leximin e saktë. Kjo është arsyeja pse Samsung dhe kompani të tjera nuk kanë përfshirë sensorin. Megjithatë, publikimi korean raporton se përkundër kësaj, Samsung e ka zgjidhur problemin.
Seria Samsung Galaxy Watch5 do të dal në gusht, sipas ETNews, një vit pas lansimit të serisë Watch4./UBTNews/