“Samsung” ka bërë të ditur se planifikon të ndërtojë një fabrikë të re çipash në shtetin amerikan të Teksasit për rreth 17 miliardë dollarë.
Kompania tha se fabrika e re e prodhimit të gjysmëpërçuesve në qytetin Taylor “do të ndihmojë në rritjen e prodhimit të zgjidhjeve të avancuara të gjysmëpërçuesve që fuqizojnë inovacionet dhe teknologjitë e gjeneratës së ardhshme”.
Më tej, thuhet se disa nga këto teknologji do të përfshijnë celularë, 5G, informatikë me performancë të lartë dhe inteligjencë artificiale.
Nënkryetari dhe drejtuesi ekzekutiv i Samsung Electronics, Kinam Kim, tha se objekti i ri do të “kontribuojë gjithashtu në stabilitetin e zinxhirit global të furnizimit të gjysmëpërçuesve”.
Ky hap erdhi në një kohë kur ekonomia globale përballet me një krizë çipash në periudhën pas pandemisë COVID-19./AA/