Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të vendeve të rajonit, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit.
“Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ – Mirëseardhja e liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të BE-së, në nisje të samitit historik të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Rama në Facebook.
Pritja e liderëve të BE-së po nga ora 11:00 dhe më pas hapja zyrtare e samitit do të bëhet me fjalimet që do të mbajnë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit për herë të parë po mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Në Samit do të marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014. Nëpërmejt tij synohet të ndihmohet bë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.