UBT News

Samiti i BE-së, siguri për Ballkanin Perëndimor

Rizgjimi i BE-së, domodsoshmëri karshi sfidave kritike të sigurisë

Shkruan: Prof.Dr. Bahri Gashi

Samiti i zhvilluar sot në Tiranë është ngjarja e parë dhe më rëndësishmja e BE-së, takim ky i nivelit më të lartë të liderëve kryesor të BE-së, i pari i BE-së jashtë një vendi, ende jo anëtar, por kandidat i saj. 

Përzgjedhja e Tiranës, ishte me shkas për faktin e impaktit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimit që sjell Shqipëria në këto kohë krizash që kanë përshkruar kontinentin tonë evropian. Trajtimi me seriozitet i temave të një rëndësie të veçantë që po diskutohen janë pjesë thelbësore e këtij samiti që po zhvillon punimet sot në Tiranë.

Samiti paraqitet si një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së.

Temat kryesore të diskutimit që po trajtohen jenë: Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës; Intensifikimin e angazhimit politik dhe politikat e zgjerimit; Përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja, duke adresuar sfidat e paraqitura nga migrimi i paligjshëm, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Diskutimet dhe refleksionet që po paraqiten në Samit nga liderët kryesor të BE-së, shfaqin hapur shqetësimin real ndaj vendeve të BE-së, dhe natyrisht edhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që po shpërfaq paqartësia e zhvillimeve të luftës Rusi-Ukrainë. Konsekuencat që po sjell lufta në Ukrainë e shkaktuar nga Rusia, mbetet një nga sfidat më të mëdha të BE-së e cila po përballet me një sërë sfidash, kryesisht të pasigurisë në disa dimensione, kryesisht me pasoja ekonomike dhe energjetike, sfida këto të cilat do të kërkojnë kohë të rikuperohen.

Një ndër temat po ashtu për nga pesha, trajohet edhe sfida dhe domosdoshmëria e intensifikimit politik dhe politikat e zgjerimit; si një ndër temat e një rëndësie të veçantë brenda “Politikave të zgjerimit” të BE-së, sikundër përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë. Ballkani Perëndimor si tërësi integruese drejt BE-së, kërkohet të përshpejtohet ky proces domethënës.

Një dimension tjetër është edhe shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja, që paraqet posharu sfidtë reale për vendet e BE-së, e sidomos për vendet prosperuese drejt BE-së, siq janë vendet e Ballkanit Perëndimor, pa shkputur edhe sfidat e emigracionit dhe lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar, të cilat po rishfaqen në dimensione të kombinuara dhe po vazhdon të paraqesin kërcnim real për sigurinë e BE -së.

Alarm tjetër tejt shqetësues dhe me përmasa të paprashikuara mbetët sfida dhe pasiguria kibernetike, rrjedhimisht kërcënimet hibride. Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike është jetike për të ardhmen e sigurtë të BE-së, dhe posaqërisht ndaj vendeve të pasigurta të Ballkanit Perëndimor, tashmë të atakuara nga kërcnimet hibride dhe pasiguria kibernetike.

Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor gjithnjë e më shumë po paraqiten si krizë e madhe dhe me mjaft shqetësime serioze të mungesë dhe rritjes së çmimeve të energjisë në rajonin e BE-së dhe sidomos në vendet tona. Sezoni dimëror, pa një mjaftueshmëri me kapacitete të energjisë elektrike, përbën hapur pasiguri dhe krizë serioze në vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilën kërkohet zgjidhje urgjente.

Në sektorin e telekomunikimeve pa tela, heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor, mundëson lehtësi drejt arritjes së synimeve të përbashkëta drejt proceseve integruese drejt BE-së.

Edhe përkundër gjithë këyre sfidave, karakteri i së cilave është kritik në aspektin e sigurisë, e ardhmja e Evropës do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Evropian, janë mesazhet kryesore që reflektojnë zotimet në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet sot në Tiranë, Shqipëri.

Përfundimisht harta gjeopolitke e BE-së së shpejti do të ndryshojë, duke u rikthyer një vëmendje e merituar drej vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të siguruar rrugën e qartë investuese finaciare për të përmbushur këto synime integruese të sfidave kritike të sigurisë drejt BE-së dhe strukturave euroatlantike.

Shënim:

(Autori është doktor shkence, profesor në Fakultetin për Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i Politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)

Exit mobile version