UBT News

‘Samiti historik’ mes diplomatëve amerikanë dhe arabë do të mbahet në Izrael

Izraeli tha se do të presë një “samit historik” të diplomatëve të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe tre shtete arabe me të cilat ka normalizuar marrëdhëniet.

“Me ftesë të Ministrit të Jashtëm, Yair Lapid, këtë të dielë dhe të hënën e ardhshme… një samit historik diplomatik do të mbahet në Izrael”, tha të premten ministria e jashtme.

Një seri takimesh diplomatike do të mbahen nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken dhe homologët e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sekretari amerikan i shtetit do të zhvillojë bisedime me kryeministrin izraelit përpara se të takohet me liderin palestinez Mahmud Abbas në selinë e tij Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Blinken do të vizitojë gjithashtu Algjerinë dhe Marokun./UBTNews/

Exit mobile version