Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të mbajnë një samit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në fillim të vitit të ardhshëm, deklaroi një zëdhënës i Bashkimit Evropian.
Samiti do të mbahet më 3 shkurt, por vendi ku do të mbahet samiti ende nuk është përcaktuar. Tema e samitit do të jetë lidhur me mbështetjen ndaj Ukrainës.
Komisioni dhe këshilli i liderëve të BE-së do të diskutojnë gjithashtu edhe mbi rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE./UBTNews/