UBT News

Samiti Balltikas i NATO-s në Helsinki

Sot, në Helsinki, po zhvillohet Samiti Balltikas i NATO-s, nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, dhe me mikpritësit Presidentin finlandez Aleksandër Stubb dhe Kryeministrin estonez Kristen Mihal. Në këtë ngjarje po marrin pjesë figura të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Kancelarin gjerman Olaf Scholz, Kryeministrin polak Donald Tusk, Kryeministrin suedez Ulf Kristersson, dhe Kryeministren daneze Mette Frederiksen. Po ashtu, janë konfirmuar pjesëmarrës edhe Presidenti lituanez Gitanas Nauseda dhe Presidenti letonez Edgar Rinkeviç.

Samiti i thirrur nga Finlanda dhe Estonia ka për qëllim diskutimin e rëndësisë së mbrojtjes së infrastrukturës nënujore dhe forcimin e sigurisë në rajonin e Detit Balltik, që kohët e fundit është përballur me dëmtime të vazhdueshme të tubacioneve të gazit dhe kabllove energjetike dhe telekomunikuese. Viti 2024 ka shënuar një rritje të dukshme të problemeve të lidhura me rrjetin GPS në Finlandë, duke arritur 2,800 raste, krahasuar me vetëm 200 raste në vitin 2023. Si pasojë, është rritur ndjeshëm prania e forcave detare dhe ajrore të NATO-s në Detin Balltik për të forcuar sigurinë e rajonit./UBTNews/

Exit mobile version