UBT News

Samit tregtar BE-Kinë

Kina zyrtare ka konfirmuar se udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian do të udhëtojnë drejt saj për Samitin e 25-të Kinë-BE, që fillon më 24 korrik.

Krerët e BE-së do të takohen gjithashtu me presidentin Xi Jinping, ndërsa dy partnerët tregtarë kërkojnë të zgjidhin një sërë mosmarrëveshjesh tregtare.

Siç është rënë dakord midis Kinës dhe BE-së, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojnë Kinën më 24 korrik”, deklaroi ministria e Jashtme e Pekinit në një deklaratë.

Presidenti Xi Jinping do të takohet me ta”, shtoi ajo.

Ministria e Tregtisë e Pekinit kritikoi sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër objektivave, përfshirë subjektet kineze, që synojnë kufizimin e ushtrisë ruse, sipas një deklarate të lëshuar sot, duke i quajtur masat “të gabuara”.

Veprimet e Bashkimit Evropian janë në kundërshtim me konsensusin e arritur nga udhëheqësit e Kinës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë pasur një ndikim serioz negativ në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimin financiar midis Kinës dhe BE-së”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë./atsh

Exit mobile version