Liderët e vendeve evropiane po bëjnë përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron, pasi të premten e ardhshme pritet të zhvillohet një telekonferencë, sipas Bloomberg.
Në takimin e jashtëzakonshëm do të diskutohen dhe vendosen mënyrat e përbashkëta të trajtimit të mutacionit të ri për të kufizuar përhapjen e tij brenda kufijve evropianë.
Ajo që është bërë e qartë është se liderët duhet të vazhdojnë me vaksinimin e plotë të popullatës së përgjithshme, për të ndryshuar pamjen epidemiologjike të planetit.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë në dozën tjetër (të tretë) të vaksinës, raporton oranws.
Megjithatë, ajo që duket se është rënë dakord që në fillim është se kufizimet e udhëtimeve duhet të vendosen nga Afrika e Jugut ku u shfaq varianti Omicron.
Nga ana tjetër, kjo fundit e konsideron të padrejtë këtë vendim, pasi vendi është në izolim.