UBT News

Samedin Mehmeti, drejtor i përgjithshëm i Policisë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar Samedin Mehmetin drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

“Në mbledhjen e sotme virtuale të Qeverisë, është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial”, njofton Qeveria./UBTNews

Exit mobile version