Ish-manjati i kriptomonedhës, Sam Bankman-Fried të martën u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për mashtrim të investitorëve në shkëmbimin e kriptomonedhave FTX.
Themeluesi i FTX përballet me tetë akuza penale, për mashtrim me tela dhe komplot për pastrim parash. Ai akuzohet për ridrejtimin e depozitave të klientëve të FTX pa pëlqimin e tyre në fondin e tij mbrojtës Alameda Research, i cili financoi blerjet luksoze të pasurive të paluajtshme dhe donacionet e majme politike.
Dy nga ish-bashkëpunëtorët e tij tashmë janë deklaruar fajtorë në lidhje me akuzat për mashtrim.
Bankman-Fried ka pranuar gabimet e bëra në FTX, por këmbëngul se nuk beson që është penalisht përgjegjës. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 115 vjet burg./UBTNews/