UBT News

Sam Altman rikthehet në OpenAI

Sam Altman është pajtuar të kthehet në krye të OpenAi, njoftoi kompania përmes një postimi në platformën “X”. Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi largimi i tij nga posti i shefit ekzekutiv shkaktoi revoltimin e punonjësve që kërcënoi me minimin e kompanisë lidere në industrinë e re të inteligjencës artificiale.

“Ne kemi arritur një marrëveshje në princip që Sam Altman të rikthehet në OpenAi si kryeshef ekzekutiv me një bord të ri fillestar”, konfirmoi kompania.

Në njoftim thuhet se bordi të kryesohet nga Bret Taylor, ish-bashkëdrejtor ekzekutiv i Salesforce. Anëtarë të tjerë të bordit janë CEO i Quora, Adam D’Angelo dhe ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers.

Në postimin e tij në “X”, dikur Twitter, Altman shkroi se ai “po pret me padurim” të kthehet në OpenAI dhe të ndërtojë “partneritetin e fuqishëm” me Microsoftin, i cili është mbështetësi më i madh financiar i ChatGPT./UBTNews/

Exit mobile version