Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se eksperët mjekoligjorë janë kompensuar jashtëligjshëm nga Këshilli Prokurorial për 5 vite, duke marrë kështu rreth 1 milion euro.
Sallahu tha se për këtë shkelje kishte pasur informacione edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
“Deri në ardhjen e Qeverisë Kurti, përfitimet ilegale, duket se kanë qenë të përhapura në nivele të larta. Qysh në fillim të mandatit tonë qeverisës jemi zotuar se do të punojmë pa ndërprerë që qytetarët të ju kthehet besimi në institucione. Në vitin 2016-të, më 6 prill ka hyrë në fuqi, ligji për mjekësi ligjore, atëherë ishin shfuqizuar të gjitha aktet nënligjore që ishin fuqizuar me ligjin paraprak”.
“Në atë kohë i kishin shkruar ish-ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha që e rregullonte punën jashtë orarit, në kuadër të IML-së, ishte propozuar që të rishikohet udhëzimi që rregullonte mënyrën e kompensimit sepse ishte bazuar në ligjet që ishin shfuqizuar. Ky ligj është ende në fuqi dhe po zbatohet njëkohësisht. Pavarësisht që kishte hyrë ligji në fuqi, ligji i ri dhe këshilli prokurorial ia kishte tërhequr vërejtjen ish-ministres Dhurata Hoxha, ajo nuk kishte marrë asnjë veprim”, shtoi ai.