UBT News

Salih Mustafës i vazhdohet masa e paraburgimit nga Specialja

Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në vendimin e lëshuar nga Specialja thuhet se më mirë është që t’i vazhdohet paraburgimi, pasi thonë se është rreziku i mundësisë së ikjes.

Deri më 5 shtator të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar mund t’i paraqes materialet tjera për shqyrtimin e radhës të paraburgimit. Ndërsa për ekipin e mbrojtjes afatet janë deri më 13 shtator.

Exit mobile version