UBT News

Sali Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të tij

Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit. Më herët, me 75 votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, pas kërkesës së SPAK për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “Arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv.

Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.

As protesta jashtë parlamentit dhe as kaosi i në seancën plenare, skenar i parë edhe në të kaluarën nga opozita, me karrige pirg në Foltore dhe flakadanë blu, nuk e ndalën mazhorancën që me fuqinë e kartonit, t’i hiqnin imunitetin Berishës. /A2/

Exit mobile version