Basilika e famshme Sagrada Família në Barcelonë ka arritur një moment historik, me përfundimin e kullës së Jezusit, e cila e bën atë kishën më të lartë në botë me 172.5 metra.
Arkitekti Antoni Gaudí, i njohur si “arkitekti i Zotit”, e la këtë vepër gjigante të papërfunduar kur vdiq në vitin 1926, pasi u godit nga një tramvaj në Barcelonë.
Ndërtimi i kishës ka vazhduar për dekada pas vdekjes së tij, duke u përballur me sfida të mëdha, sidomos pasi planet dhe modelet origjinale u shkatërruan gjatë Luftës Civile Spanjolle në vitin 1936.
Sot, falë kombinimit të frymëzimit arkitekturor të lashtë dhe teknikave moderne inxhinierike, Sagrada Família është shndërruar në një nga simbolet më të njohura të botës dhe atraksionin kryesor të Barcelonës./A.K/
Burimi:BBC
